Alarmi nga koronavirusi ka “zbrazur” pothuajse të gjitha studiot televizive në Itali. Nga emisioni “Le Iene” tek “Che tempo che fa” i Fabio Fazios, “Live Non è la D’Urso” te Canale 5, kanë njoftuar se emisionet do të transmetohen pa publik në sallë.
Sipas mediave vendase, kjo ka ardhur si pasojë e koronavirusit pasi shumica e studiove janë të vendosura në Milano, që bënë pjesë në rajonin e Lombardisë ku dhe është numri më i madh i të prekurëve. “Për herë të parë në 24 vjet të historisë së programit do të prezantojmë pa audiencë në studio”, deklaruan organizatorët e programit shumë popullor ”Le Iene”
Edhe stilisti me fame botërore, Giorgio Armani prezantoi koleksionin e tij të ri me dyer të mbyllura, pa pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme të modës, një vendim i marrë për të mbrojtur publikun kundër infeksionit të koronavirusit. Të njëjtin vendim mori edhe stilistja tjetër e njohur, Laura Biagiotti.