Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje popullit që më 2 mars të dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit. Meta theksoi se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Nuk dihet ende formati i protestës, por Presidenti theksoi se ata që i dërgojnë mesazhe në Whats up, më 2 mars të porosisin poture të gjera.
Në konferencën e sotme presidenti Ilir Meta u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve. Kreu i shtetit tha se në relacionin që shoqëron projektligjin theksohej se për ndryshimet në betimin e gjyqtarëve të Kushtetueses është marrë edhe mendimi i shumë institucioneve, mes tyre KED, KLGJ, KLP, Magjistraturës, Komitetit të Helsinkit, etj. Por Meta nënvzoi se KED, Magjistratura dhe Komiteti i Helsinkit nuk kanë dhënë fare mendim ose kanë qenë kundër për këtë çështje.