Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka viztuar një tjetër shtëpi të rindërtuar për familjen e Naim Myftarit, në Sauk. Gjatë vizitës në familjen Myftari, biznesmeni, i cili ndihmoi në rindërtimin e shtëpisë mori lëvdata nga Veliaj.
“Bashkimi na ka nderu, ne i kërkum me na ndihmu por ka shku përtej” u shpreh Veliaj.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeminstrit, i cili tha se “Tani ne sdo rrimë tu të lavdëru ty vëlla”
“Tani ne sdo rrimë tu të lavdëru ty vëlla. Tani, që të jesh i qartë ti dhe të gjithë ju që jeni biznesmenë , kur bëni të tilla gjëra e bëni për veten tuaj, jua kthen jeta, puna, gjithësia, lani një pjesë të shpirtit, se të gjithë se lani dot. Shumë mirë ke bërë. Për veten tënde e kë bërë se ne si me ty si pa ty do e kishim bërë vetë” tha kryeministri Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/176222547014010/