Pas atentatit në tentativë, të disa ditëve më parë ndaj Edi Ramës, atentat që për publikun e zbuloi dhe denoncoi vetë gazetari i famshëm Muhamed Veliu, vjen paralajmërimi i dytë, për një atentat asgjësues po ndaj Edi Ramës.

Këtë rradhë, si ekzekutor është shpallur, Presidenti Ilir Meta.

Këtë lajm bombë, për hatanë e madhe, me përmasa historike, që mund ti ndodhë Shqipërisë, e ka dhënë gazetari legjendar, që ka punuar në shtypin shqiptar në të dy shekujt, vetë zotni Frrok Çupi.

Për fat të keq, ky lajm drithërues, vjen menjëherë pas fitimit të llotarisë në formë borxhi, prej 1.15 miliardë euro, që i ndodhi Edi Ramës dje në Bruksel.

Mijëra herë largqoftë (amin o zot) nëse kjo hata e shpallur nga Frrok Çupi, do të vihet vërtet në jetë! Nëse ndodh, Shqipëria kalon në kolaps dhe ngrirje të plotë. Kur Meta të asgjësojë Ramën, ai do të arrestohet dhe ne populli i shkretë, do të mbetemi edhe pa kryeministër edhe pa president.

Me realizmin e këtij skenari ogurzi, me përmasat e shpërthimit atomik, Shqipërisë i mbetet laj thaj, vetëm Luli dhe kjo është e vetmja mënyrë, që Luli ynë, të vijë në pushtet, bashkë me kompaninë shqiptaro-izraelite, që i organizon takimet me gjyshe Verën.

Pas kësaj, njerëzit në të katër anët e Shqipërisë dhe rajonit, do tju thonë të porsalindurve: “Paç fatin e Lulit”

Në qëndrimin e tij ogurzi, gazetari legjendar Frrok Çupi, deklaron tre skenarë të mundshëm, të ngjashëm me analizat e Blendi Fevziut, i cili i rreshton të gjithë skenarët sipas modelit; “ose do të ketë luftë, ose do të ketë paqe”

Por, Frrok Çupi kalon një hap më tej se Fevziu ynë, duke shpalosur një skenar në kufijtë e të paimagjinueshmes, skenar të cilin ne, jo vetëm nuk e shpjegojmë dot, por as nuk mund ta shkruajmë, se na dridhet mishi dhe duart. Kjo është arsyeja, që për shkak të tmerrit të papërshkruar, që na ka mbërthyer, ne thjesht po publikojmë deklaratën e Çupit.

/TPZ.al/Tej e këtej/

Deklarata e Frrok Çupit:

“Ai ka një aleancë brenda përbrenda PD-së me disa të tjerë për të eliminuar kryetarin e ligjshëm, për ta nxjerrë në një opozitë të vogël, që të bashkëpunojë me atë në Parlament.

E dyta, Kjo që thotë Meta se do bëjë dekrete, ka mundësinë që të bëjë marrëzinë tjetër që të dekretojë shpërndarjen e Parlamentit, me mendimin se do krijojë një kauzë në Shqipëri dhe përmes saj do shfaqet.

E treta, tenton të masë pulsin nëse mund të eliminojë fizikisht kryeministrin ose jo. Mendoj se ka në mendje një akt barbar si eleminimi i kryeministrit, pasi është i vetmi që ka mbetur përballë tyre, në rakordancë me reformën në drejtësi, me Amerikë, BE

Ajo çfarë ka ndodhur këto 30 vjet është një bombë shumë e madhe dhe nuk e mban dot epoka shumë lehtë. Dhe kjo do plasë në shumë mënyra: ose nuk vijnë ato 1.15 mln euro, ose do eliminohet kryeministri, ose këta do dorëzohen” e mbylli fjalën e tij analisti“