Hapësirat publike i japin frymëmarrje një qyteti.Pavarësisht arkitekturës tradicionale dhe moderne te ndërtesave përreth, në një shesh apo bulevard, individi është qendra

Aty fiton ndjesinë e përkatësisë me qytetin dhe barazisë me të tjerët.Sot jemi në Shirokë, ku janë realizuar 75 per qind e punimeve për rikonstruksionin e sheshit të tij, buzë liqenit.

10900 m2 hapësirë e shtruar në gurë, në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve. Si dhe drejt përfundimit rinovimi i fasadave dhe elementët e arredimit urban.Me financim të Qeverisë Shqiptare kjo ndërhyrje në të ardhmen pritet të integrohet me projektin “Për rikualifikimin e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës”

Duke respektuar historinë dhe natyrën e zonës, ky projekt synon ta kthejë Shirokën në një qendër turistike dhe aktivitetesh sociale