Një furgon që transportonte dy të dënuar me burg është aksidentuar në afërsi të fshatit Qesarat, ku pas përplasjes nga një makinë, një polic mbeti i lënduar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë u përplas në aksin Tepelenë- Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat, ku pas përplasjes, furgoni ka dalë nga rruga.
Në furgon ndodheshin shoferi, 6 efektivë shoqërues për të burgosurit, edhe dy të dënuarit. Polici, J.Verbosha, është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe se ka marrë dëmtime të lehta. Edhe dy të dënuarit janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës ku po mbahen nën monitorim nga policia dhe po marrin trajtim mjekësor.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, teksa nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë një skenar për arratisjen e tre të burgosurve.