Vllaznia ka marre nje humbje te rende ne 101 vjetorin e themelimit. Kuqeblute u mposhten 3 – 1 nga skuadra e Teutes.
Vllaznia do kalonte e para ne avantazh, teksa pas nje goditje denimi nga Lika, portjeri i Teutes nuk e pret siç duhet dhe perfiton aty Gurishta qe shtyn topin ne rrjete ne minuten e 16
Por Teuta do reagonte menjehehere. Eshte Hoxha qe barazon shifrat ne minuten e 23. Nderkohe durrsaket do permbysnin shifrat ne fundin e pjeses se pare.
Nje gabim i portjeri Laço i jep nje mundesi te arte Todorovskit qe dyfishon rezultatin per Teuten. E dyta nis e vrullshme per durrsaket. Eshte Vila qe shenon golin e trete ne sekondat e para te pjeses se dyte.
Vllaznia mundohet te reagoje por eshte e pafuqishme ne repartin sulmues. Kesisoj, Edi Martini me Teuten e tij merr nje fitore te rendesishme perballe Vllaznise.
Tashme, me kete humbje Vllaznia zbret ne vendin e 8 me 28 pike, ndersa Teuta ngjitet ne kuoten e 35 pikeve ne vendin e katert. /SportngaBajraktari