Suad Lici ka folur për incidentin e ditës së sotme, ku u kërcënua me një sasi tritoli të gjetur poshtë makinës së tij.
Administratori i Vllaznisë deklaroi para ndeshjes mes Teutës dhe shkodranëve që starton në orën 17:00:
“Kam një informacion të thjeshtë. Më thanë që ka qenë C4. Janë organet kompetente që do merren me zbardhjen e ngjarjes. Kur dola nga makina, pashë një sasi tritoli dhe lajmërova policinë. Kaq ishte.
Jemi persona që kemi investuar në qytet. Nuk është goditje personale për mua, por për sportin. I them atyre që kanë marrë pjesë në këtë pjesë, larg duart nga sporti. Kjo ka lidhje vetëm me sportin. Jam person që skam lidhje me gjërat e tjera. Sa i përket biznesit tim, janë thjesht pije freskuese që e kam prej 10 vitesh.
Presione? Unë s’jam në gjendje të them se nga vijnë këto presione. Që prej momentit kur kam ardhur te Vllaznia kam qenë shumë transparent. Kemi bërë gjithçka me dokumente. Sport nuk luhet vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë. Çdo njeri që mendon se nuk mund të kontribuojë te Vllaznia, kontribuon diku tjetër. Me atë buxhet që kemi pasur.
Sot, është ndeshje e radhës. Mendoj se vijmë pas një fitoreje në Vlorë. Shpresojmë që dhe sot të bëjmë një sfidë. Uroj të fitojë më i miri” përfundoi ai