Derbi shkodran i 17 vjeçareve ne mes KF Shkodra dhe Vllaznia i luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive te Shtojit, eshte mbyllur me fitoren e vendasve me rezultatin e paster 2-0. Ne kete menyre, pas fitores tre dite me pare me te njejtin rezultat ndaj Tiranes se vendit te pare, tashme fiton edhe me Vllaznine e vendit te trete.

Nje takim i shoqeruar me nje lufte te forte sportive, madje nganjehere edhe tej mases se lejuar, kishte ngjallur interes tek nje numer i konsiderueshem tifozesh qe ishin te pranishem.

Ne fundin e pjeses se pare, KF Shkodra ka fituar te drejten e nje 11-metershi, vendim ky qe ka sjelle edhe reagimin e futbollisteve dhe drejtuesve te Vllaznise dhe madje, arbitri Indrit Myrtja pikerisht per shkak te ketyre reagimeve, ka nxjerre me karton te kuq nga fusha trajneri Brikeno Bizi.

Nga pika e bardhe kapiteni Marçelino Preka eshte i sakte duke e derguar topin ne rrjete. Pjesa e pare do te mbyllej 1-0 per KF Shkodren. Ne te dyten, eshte Vllaznia U17 qe luan me mire dhe vihet ne kerkim te golit te barazimit dhe ndonese i afrohet ne disa momente, nuk ia del ta shenoje.

Nderkohe KF Shkodra me nje kundersulm te shpejte arrin te shenoje edhe golin e dyte ne minuten e 93-te me ane te Musarajt dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e saj 2-0. Me kete fitore, skuadra e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi ka forcuar pozitat ne vendin e katert te renditjes, por tashme vetem nje pike larg Vllaznise U17 qe mban vendin e trete me 23 pike.
www.shkodrasport.com