Martohet Keti Bazhdari. Ish kandidatja e PS në Shkodër më 2015 vendos kurorën në Kishën Françeskane.
Keti Bazhdari ka zgjedhur Shën Valentinin për të vendosur kurorën në Kishën Franceskane në Shkodër.
Në një ceremoni rezervuar vetëm për miq të saj jashtë politikës ajo vuri kurorë me Kleidin pas një bashkëjetese disa vjeçare.
Ajo hyri në kishë shoqëruar nga babai saj Ndrek Bazhdari i njohur si i burgosuri politik që përkrahu revolucionin hungarez të vitit 1956.
Pas Kishës dasma vijoi në një restorant buzë liqenit në Shkodër./Gazeta Tema