Me nga nje gol te shenuar ne secilen pjese lojes, KF Shkodra U17 jo vetem ka ndalur Tiranen kryesuese te kampionatit, por njekohesisht i ka shkaktuar asaj humbjen e pare ne kete kampionat e cila deri tani kishte 11 fitore te arritura ne po kaq ndeshje te luajtura.

Ne takimin e luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive te Shtojit, djemte e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi kane fituar 2-0 ndaj bardhebluve.

Kjo ka qene nje ndeshje e prapambetur e luajtur ne kuadrin e javes se 10-te te kampionatit dhe eshte dominuar nga fillimi e deri ne fund nga ekipi shkodran qe shfaqi me shume grinte e deshire ne fushen e lojes.

Ne pjesen e pare ka qene shtatelarti Lera qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 22-te nderkohe qe ne minuten e 51-te ka qene kapiteni Preka qe ka shenuar golin e dyte dhe te sigurise per ekipin e tij.

Me fitoren e sotme, KF Shkodra U17 eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe mban vendin e katert te renditjes, nderkohe qe ajo tashme duhet te filloje te mendoje per “derbin” e se dieles me Vllaznine.
www.shkodrasport.com