Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkon sërish llogari nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama, në lidhje me automjetin e blinduar të llojit “LLincoln” që përdorin. Sipas Bardhit, Rama dhe vëllai i tij nuk mudn të fshihen por duhet të tregojnë se për nuk është verifuar ky automjet ndërkohë që OFL po ndalon çdo qytetar me makinë të shtrenjtë.

“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:

Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?

Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?

Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?” shkruan Bardhi në statusin e tij, teksa krahas tij ka publikuar videon ku kryeministri shprehet se çdo njeri duhet të zbardhë burimin e pasurisë dhe të vërtetojë që nuk i buron nga krimi.