Drejtori i Përgjithshëm i Polisisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, duke bërë rrokadë në disa komisariate. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë ndryshuar shefat e komisariateve të Tropojës, Kukësit dhe Lezhës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Nik Nikolla, shefi i Komisariatit të Tropojës është emëruar në krye të komisariatit të Lezhës dhe është zëvendësuar me Arian Dumin.
Nga ana tjetër mësohet se Agron Kurti që më herët ka qenë shef i Komisariatit të Lezhës është transferuar në Kukës, dhe shefi i komisariatit të Kukësit, Arben Kalaja është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.