Dy gazetarët e njohur në Shqipëri Muhamed Veliu dhe Artan Hoxha kanë paralajmëruar se do të bëjnë një vizitë në Angli. Në një foto të publikuar në profilin e tij në Instagram, Veliu shkruan se i pret një punë mjaft e madhe dhe intervista në Angli, pas asaj që u bë në Ekuador me bossin e kokainës Gramoz Rexhepin.

“Pas intervistes nga Ekuadori nisemi per Angli. Shume pune dhe intervista na presin atje me Tanin,”- shkruan Veliu krahas fotos.