Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë ku pritet të diskutojë disa çështje të organizimit të brendshëm. Mbledhja e sotme vjen 20 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij. Në m bledhjen e sotme të Kryesisë do të diskutohet edhe për zgjedhjet për kryetarë partie në bashki.
Procesi duhet të kishte përfunduar brenda janarit po për shkak të problematikave nuk është arritur të mbyllej në kohë në disa bashki. Kryesia e PS pritet të diskutojë edhe çështje që kanë të bëjnë me reformat në vend, përfshirë reformën zgjedhore.