Pele, ish futbollisti legjendar i Brazilit ku fitoi 3 herë kupën e botës ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Prej disa kohësh, nuk është shfaqur në publik pasi është i trishtuar dhe ka turp për gjendjen e tij. Këtë e zbulon djali i mbretit të futbollit, Edinho i cili në një deklaratë për mediat ka thënë se
Pas një transplantimi në kokën e femurit rehabilitimit jo të plotë, ai është i brishtë sa i përket lëvizjes. Kjo i shkakton atij një depresion të caktuar, sepse ai nuk mund të ecë mirë vihet në siklet, sepse nuk dëshirojnë ta shohin në atë gjendje. Në përgjithësi, duke marrë parasysh moshën, ai po shkon mirë, por ai nuk mund të ecë normalisht. Ai ecën vetëm me ndihmën e një shoqëruesi. Madje mund të them se është përmirësuar, sepse më parë mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota
Ai gjithmonë ka qenë një figurë imponuese, ndërsa sot lufton që të ecë. Kjo e frikëson atë, e vë në siklet. Ai ende ka vështirësi të lëvizë , për këtë arsye ai nuk dëshiron të dalë, të shihet. Praktikisht është gjithmonë në shtëpi dhe jeton pothuajse i tërhequr