Gjykata Kundër kr.imit të Organizuar dhe Korr,upsion rrëzon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për mbylljen e hetimeve për aktin terr.orist në ndeshjen e futbollit Shqipëri- Izrael më 12 nëntor të vitit 2015 dhe i lë afat edhe 3 muaj të tjerë për të kryer hetime më të plota.
Në një vendim të marrë javën e kaluar, GJKKO vendosi t’ia kthejë dosjen SPAK për të vijuar hetimin, ndërsa nuk ka lënë pas edhe kritikat ndaj procesit të hetimit.
“SPAK nuk ka kryer asnjë veprim dhe çështja nuk duhet të pushohet”, është shprehur gjykata, siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Asnjë nga 4 personat që u arrestuan, nuk është në qeli. Ergys Faslia, i riu që ka studiuar për Bio-Kimi dhe infermieri në Shkodër, por që punonte si berber në këtë qytet, Xhezair Fishti, imam i vetëshpallur, Medat Hasan dhe Bekim Protopapa, mjek në zonën e Malësisë së Madhe, të gjithë besimtarë myslimanë, janë hetuar në gjendje të lirë.
Çështja u nis fillimisht nga prokurori Eugen Beci, por sipas GJKKO, SPAK nuk ka kryer asnjë veprim plotësues hetimor duke shkuar në Gjykatën Speciale me të njëjtën kërkesë si të Krimeve të Rënda, për pushim të çështjes.
Më 4 nëntor 2019, Prokuroria për Krime të Rënda që drejtohej nga Donika Prela, kishte kërkuar pushimin e hetimeve për të arrestuarit, të dyshuar në skenarin për vendosjen e tr.ito.lit në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, që do zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”në Shkodër.
Pas arrestimit, Ergys Faslia qëndroi 1 vit në burg dhe më pas, në nëntor 2017, u la i lirë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Të njëjtin fat patën edhe të arrestuarit e tjerë, të cilët u hetuan në gjendje të lirë.
Përpara ndeshjes në Loro Boriçi, shërbimi sekret izraelit Mossad, i dha informacion autoriteteve shqiptare për lidhje të dyshimta të katër shqiptarëve me një celulë në Kosovë, e cila mbante kontakte direkte me Lavdërim Muhaxherin në Siri, i cilësuar si komandant i shqiptarëve brenda ISit.