Policia kufitare në pikën Hani i Hotit ka ndaluar një person të shpallur në kërkim.
Bëhet e ditur se në pranga të policisë ka rënë një Endri Lesha, 24 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.148 (1296), datë 12.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim pa liçensë i veprimatrisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të metejshme.