Zbardhet dëshmia e njërit nga protagonistët per ngjarjen e rende ne Shkoder ku ne objektiv ishte Mirsad Meta tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës.Ension Buraku, njeriu që së bashku me tre persona të tjerë Argjend Rexha nga Durrësi, Riad Xheladini nga Shkupi dhe Liridon Lusha nga Shkodra, kishin planifikuar gjithcka ndaj Mirsad Metes.Motivi i kësaj tentative vrasje, sipas dyshimeve të policisë dhe prokurorisë ka qenë prishja e marrëveshjeve në Gjermani mes Mirsad Meta dhe Ension Buraku.Ension Buraka ka dyshuar menjëherë se ky akt-kriminal është kryer nga kundërshtari i tij Mirsad Meta, në Shkodër. Dhe për pasojë, sipas dyshimeve të prokurorisë dhe policisë Ensioni ka dashur të hakmerret ndaj Metas në Shkodër.
Buraku është shprehur në polici se “në 5 shkurt 2020, unë së bashku me shokët e mi, Argjend Rexha dhe Riad Gjeladini,të cilët i njoh prej disa kohësh, konkretisht Riadin e njoh në shtetin e Gjermanisë, kurse Argjendin e njoh në Shqipëri, i kam takuar në qytetin e Durrësit dhe gjatë bisedave, u shpreha dëshirën atyre që së bashku të pimë një kafe në qytetin e Shkodrës.
Pas këtyre bisedave, shokët e mi shprehën dëshirën të shkojmë në qytetin e Shkodrës, ku dhe jemi nisur menjëherë. Në drejtim të qytetit të Shkodrës, jemi nisur me një taksi të rastit, të cilën e kemi marrë në qytetin e Durrësit, në rrugën kryesore Tiranë Durrës, pranë karburantit në dalje të qytetit. Pasi kemi arritur në qytetin e Shkodrës, jemi afruar pranë pedonales së qytetit. Gjatë qëndrimit në këtë pedonale jemi ulur në njërin nga stolat, që ishte aty pranë, duke biseduar me njëri tjetrin. Dua të theksoj se qëllimi im ka qenë që unë të kontaktoj shtetasin Mirsad Meta, për të sqaruar një keqkuptim në mënyrë verbale, keqkuptim i cili ka ndodhur kohë më parë në formën e mosmarrëveshjeve midis nesh. Për këtë fakt unë nuk i kam vënë në dijeni dy shokët e mi, thjesht u kam thënë se duhet të shkojmë për qejf deri në qytetin e Shkodrës. Gjatë qëndrimit tonë në pedonale, kam arritur të njoh shtetasin Mirsad Meta,i cili po vinte në drejtim të pedonales duke dalë në krah të bankës dhe në drejtimin e një automjeti BMË. Në këto momente unë jam çuar nga stoli ku isha ulur dhe jam nisur në drejtim të tij,ku kam dashur ta ndaloj dhe të sqarohemi ”