Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur që të dëgojë dosjen për grupin Bajri në prokurorinë e Shkodrës, duke shpallur moskompetencën e SPAK për këtë çështje.
Për të ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal. Të dyshuar janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri.
Policia zhvilloi një operacion të bujshëm në 22 shtator të 2018, ku 11 persona u arrestuan në kuadër të Operacionit ‘OAZ’ ndër të cilët edhe Safer dhe Enver Bajri.
Por duket se të gjitha këto akuza tashmë do të hetohen nga prokuroria e Shkodrës. Pak kohë më parë grupit Bajri i skadoi dhe afati i paraburgimit, dhe duke qenë se nuk u konkluduan hetimet, ata kërkuan lirinë, por prokuroria shtoi disa akuza të reja, duke bërë që të zgjatej koha e paraburgimit.