I ftuar në Open, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se në Shqipëri vriten 3 herë më pak njerëz se në Amerikë. Ai tha se nuk jemi në nivel të lartë të kriminalitetit.
Në Shqipëri vriten tre herë më pak njerëz se në Amerikë, më pak se në Lituani. Janë botimet e OKB periodik.
Nuk jemi në atë nivel kriminaliteti. nuk jemi në situatë të tmerrshme të kriminalitetit në Shqipëri. Shtimi i turizmit është provë se perceptimi i Evropianëve është pozitivë për ne, tha Lleshaj