Ka nisur nata e tretë e “Sanremo”-s ku një nga prezantueset e natës do të jetë edhe shqiptarja Alketa Vejsiu.

Pas prezantimit të Georgina Rodriguez, erdhi radha e Alketa Vejsiu që të zbriste shkallët e “Sanremo”-s dhe të prezantonte në krah të Amadeus.

Me një fustan ngjyrë rozë me kristale në brez ajo ngjiti skenën e eventit më të rëndësishëm në Itali.

“Kjo ka qenë një ëndërr për mua, e rritur në një vend të vogël si Shqipëria.

Gratë kanë fituar në këtë festival, keni bërë një punë të mrekullueshme, faleminderit për këtë mundësi dhe unë modestisht si qytetare e botës them që Italia më ka pritur dhe është vendi me popullin më të bukur në botë.

Jemi 12 vite më të rinj se ju, ku në dhjetor mbajtëm një event shumë të mrekullueshm”, është shprehur Alketa teksa ka përshëndetur shqip shqiptarët në skenën gjigante të “Sanremo”-s.

“I dua shumë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri”, tha ajo.

Ajo ftoi Amadeus një natë të RTSH-së në Shqipëri, por më pas ai i tha mes të qeshurash se duhet të ndalonte.

Më pas ngjitet tek shkallët dhe thotë se aty ishte pika e saj më e lartë, pra duke prezantuar “Sanremon” “Faleminderit Itali!” shprehet ajo për mundësinë që iu dha. Më pas ajo prezantoi këngëtaren e rradhës, Elodi me një këngë të Eros Ramazzotti.

Një nga karakteristikat më të veçanta të natës janë “ lulet e Sanremos” të cilat nuk ishin dy netët e mëparshme, ku prezantuesi kryesor Amadeus u ka dhuruar të gjitha vajzave pjesëmarrëse. Alketa do të jetë gjatë natës së tretë të “Sanremo” ku edhe do të këndojë dhe mbajë një monolog.

Në daljen e saj të dytë, Alketa zbriti përsëri shkallët me një fustan të kuq, ngjyra simbol e flamurit shqiptar, të krijuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti.Ajo mbajti një monolog në lidhje me eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, kur kjo e fundit I hapi dyert.

“Të dëgjoje Celentanon në kohën e diktaturës mund të të kushtonte jetën në vendin tim.Ishte koha kur e mësoje italishten fshehurazi duke parë “Rai” prandaj unë jam këtu për tju thënë faleminderit Itali, sepse na dhe shumë me muzikën tënde.

Jam sonte në këtë skenë për të të thënë që je një simbol një shembull integrimi, pasi ai djali I cili tashmë është I madh në muzikën italiane është Ermal Meta.Jam këtu për një mesazh dashurie sepse muzika ska nevojë për një pasaportë, por thjesht na mëson që të duam.Babai im këndonte gjithmonë një këngë që thoshte ‘Loti që vjen nga një zemër e thyer bie në një det të madh dëshpërimi; Kjo këngë ka një kuptim shumë të vecantë sepse lidhet me tragjedinë e Otrantos, që I mori jetën shumë shqiptarëve që donin të largohesin nga vendi” u shpreh Alketa

Më pas ajo këndoi me “Elvis Preslin” Italian, Boby Solo këngën shumë të dashur për babanë e saj, të titulluar “Una lacrima sul viso” duke përcjellë shumë emocion. Me prezantuesen shqiptare u mbyll edhe nata e tretë e “Sanremo 2020”, një natë me plot surpriza dhe emocion.

https://www.youtube.com/watch?v=SKhJs3QdPZM&feature=emb_err_watch_on_yt