Një sasi e konsiderueshme tritoli shp.ërtheu në një banesë të braktisur në lagjen “Qafë Hardhi” në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02 30. Tritoli u vendos në derën e shtëpisë së Nikollë Arrës, babai i ish basketbollistit Nikolin Arra.
Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës në dy vende të ndryshme. Shp.ërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe të fuqishme, pasi sasia e tritolit ishte e konsiderueshme.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, pasi prej pak kohësh familja Arra ishte larguar nga Shqipëria për në SHBA.