Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi ka reaguar pas ngjarjeve qe jane regjistruar ne qytetin verior. Ne nje postim ne rrjetet sociale ajo shkruan
Shumë e shqetësuar për ngjarjet e rënda që kanë tronditur rendin publik në qytetin e Shkodrës!
Në qendër të Shkodrës, në Pedonalen tonë, aty ku ne lëvizim në çdo moment të ditës, krimi godet! Një person i pafajshëm plagoset, thjesht duke qenë kalimtarë.
Pak orë më pas, në një lagje tjetër të Shkodrës, një shpërthim eksplozivi ka ngjallur ankth tek qytetarët!
I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesve vendorë të Policisë, të zbardhin një orë e më parë këto ngjarje kriminale dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.
Mbështetja ime personale, por edhe e strukturave të Bashkisë Shkodër nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë ligjore që i takojnë!
Shkodra, shkodranët, kanë nevojë për rend dhe siguri në rrugët ku ata lëvizin dhe sidomos, në shtëpitë e tyre. Është detyra e strukturave të shtetit t’ua garantojë këtë.