Paketa antiKÇK dhe Operacioni Forca e ligjit u miratuan të premten e kaluar dhe paralajmëruan goditje të menjëhershme në pasurit e personave të konsideruar si të paprekshëm. Megjithatë vëmendjen e publikut më shumë se aksionet e policëve me maska dhe emrave të të fortëve e mori zëdhënësja me syze të errëta e OFL
Që nga dita e hënë, biondja ka dalë në 3 konferenca me fytyrë të mbuluar nga një kapele dhe syze të errëta. Ky fakt u diskutua shumë në media, madje dhe më shumë se operacionet e OFL. Megjithatë, zëdhënësja e njësisë speciale nuk ka mundur ta mbajë të fshehtë për shumë kohë identitetin e saj
Ajo quhet Eljes Breca, e diplomuar për psikologji. Mësohet se prej një viti ajo është pjesë e departamentit të marrëdhënieve me publikun të Operacionit Forca e Ligjit.