Në formë, me syze dhe makina të bilinduara, këta që shihni në fotot e mëposhtme janë superpolicët që do të përballen me bosët e krimit të organizuar që nga dita e nesërme.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës ditën e sotme në repartin RENEA, ku është trajnuar Njësia ‘Operacioni Forca e Ligjit’ deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve. Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’ teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë e tyre do tiu sekuestohet gjithçka. Kreu i shtetit shtoi se që nga nesër subjektet duhet të plotësojnë formularin për burimin e pasurisë së tyre në një afat kohor prej 48 orësh.

Sipas tij më pas për ta do nisë hetimet SPAK, dhe do të shprehet gjykata. Procesi mbi vërtetimin e dyshimeve për një pasuri mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve. Ai theksohet se Policia e Shtetit e angazhuar si asnjëherë më parë në këtë nismë të re dhe kjo është një sporvë për SPAK. Kryeministri nënvizoi se prokurorët e gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh.