Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me shumicë votash emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në SPAK (Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) për një mandat 9-vjeçar. KLP njoftom se vendimi do të niset direkt në presidencë ku prokurorja Musabelliu do të bëjë betimin mesditën e sotme.
Doloreza Musabelliu e konsideruar si “gruaja e hekurt” e drejtësisë u konfirmua nga vettingu me shumicë votash dhe pa asnjë problem në të tre kolonat e vlerësimit, pasuri, integritet dhe anën profesionale. Musabelliu është prokurorja në listën me 15 hetues të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut.