Kryeministri Edi Rama, gjatë seancës së sotme parlamentare, teksa po replikonte me deputeten Rudina Hajdari duket se nuk e ka përmbajtur veten gjatë shprehive të tij.
Veç gjuhës së ashpër në parlament, duket se kryeministri ka bërë edhe gjeste të pahijshme publikisht, duke nxjerrë gishtin e mesit në foltore.
Nuk dihet nëse gjesti i shefit të qeverisë ka qenë i rastësisht apo një provokim nga ana e tij, por gjithsesi, vlen për tu theksuar se veprimi në një institucion publik nuk është aspak i hijshëm.
Lidhur me gjestin e Ramës ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim të tijin në Facebook shkruan:
“Një gjest publik prej horri ndaj publikut” shkruan Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/854531384999236/