Policia e Shtetit ne nje komunikate per mediat ka bere publike edhe ate cfare ka ndodhur nje nate me pare ne qytetin e Shkodres.
Ne njoftimin per shtyp Policia e Shtetit ben me dije se jane sekuestruar prova te arsyeshme te cilat lidhin te shoqeruarit e Shkodres me pengmarrjen e shtetasit Jak Prenka.
Në këtë kuadër, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, mëngjesin sotëm janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura dhe si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.
Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, vijon veprimet për sigurimin e çdo prove të vlefshme që i shërben ngjarjes, si dhe për kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë ngjarje.