Tendenca e kohëve të fundit, sidomos e personazheve të njohur është vendosja e emrave shqiptarë për fëmijët. As Alban, as Arbër, Ermal apo ata tipikët që jemi mësuar. Mendohen gjatë, kanë kohë 9 muaj për të zgjedhur diçka shqip që ndoshta nuk është dëgjuar asnjëherë më parë.
Kujt do t`i vinte në mendje se “Zëri” mund të vendosej emër dhe që atij djali do t`i shkonte shumë. E zgjodhën për djalin e tyre Elita dhe Gjiko.
Una, kështu e quajti Besnik Qaka vajzën e tij, diçka e veçantë ndryshe nga Vlora, Vesa dhe Saranda që vendoseshin vite më parë.
Edhe Estela Ujka ndoqi trendin dhe vajzën e tretë e quajti Damar, referuar venave që përçojnë gjak.
Një tjetër fjalë shqiptare u bë emër dhe ka kuptim të veçantë për të atin. Ajka, kështu e quajti Bes Kallaku vajzën, sipas ajkës së qumështit, e preferuara e tij. E tillë është edhe vajza për të.
Së fundmi edhe Albani me Miriamin zgjodhën një fjalë shqip për djalin e tyre Duam. Kështu iu përshtat edhe titullit të këngës së fundit.
Meqë këta janë njerëzit me ndikim në shoqëri, nuk është çudi që pas disa vitesh të kemi më shumë Ajka, Zëra, Duam, Una dhe Damar.