Ish-deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku Paralajmërimi për protesta, nëse nuk caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme pas miratimit të Reformës Zgjedhore, nuk e agravon situatën dhe as tavolinën me PS-në

Intervistoi Redjon Shtylla

20 janari i 2020 ka shënuar vr.asjet më të frikshme përgjatë viteve të fundit. Shkodra është një prej qytetëve më të prekura dhe arsyet pse bandat janë të lira në këtë qark, i tregon në një intervistë për Koha Jonë ish-deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku. Sot kemi disa grupe kri.minelësh të cilët ushqehen nga Qeveria nëpërmjet lejimit të kultivimit të lëndëve na.rkotike. E vetmja arsye që këto grupe janë fuqizuar kaq shumë është thyerja e bastionit të demokratëve. Siç po vërehet çdo ditë, në bashkitë ku ka qeverisur më shumë Partia Demokratike, Edi Rama ka kandiduar persona me precedentë penal, të cilët janë mbështetur nga këto banda. Në Shkodër ka ndodhur më shumë se kudo, sepse Partia Socialiste nuk arrin të marrë vota në mënyrë të ndershme kurrsesi. Kri.minelët që bëjnë pjesë në këto grupe jetojnë të qetë e të pabezdisur nga forcat policore, por që kanë detyra specifike në fushata zgjedhore.

Nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të Reformës Zgjedhore, opozita do t’iu rikthehet protestave masive. Ky paralajmërim i ardhur nga PD-ja, e agravon situatën dhe tavolinën me PS-në, apo tregon se opozita nuk ka besim tek ky pakt dhe tek rregullimi i Kodit Zgjedhor?

Paralajmërimi për protesta, nëse nuk caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme pas miratimit të Reformës Zgjedhore, nuk e agravon situatën dhe as tavolinën me PS-në, por bën qeverinë dhe sidomos Edi Ramën të shohë realitetin siç është dhe të veprojë sa më parë. Qytetarët janë të pakënaqur dhe këtë po e tregon emigracioni masiv. Ekonomia ka prekur fundin. Biznesi është dëmtuar derisa ka arritur në faliment, taksat janë më të lartat në 30 vitet e fundit. Pagat e administratës dhe punonjesëve nuk kanë njohur rritje që në 2014. Po ashtu pensionet janë po të njëjtat me 7 vite më parë. Arsimi e shëndetësia janë në kaos. Shqipëria po jepet me koncesion e PPP, për të vetmen arsye se në krye të vendit kemi një jo atdhedashës që vjedh taksat e qytetarëve në mënyrë që të pasurojë veten dhe miqtë përreth tij.

LSI ka kërkuar hetim ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi. Për ju, duhet Vetting dhe nga ana tjetër, mendoni se të huajt e kanë përdorur Shqipërinë si vend eksperimental?

Ne kemi deklaruar që heret se Vetting-u ka mbajtur në sistemin e drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë në kundërshtim me ligjin, që i shërbejnë Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll organet e reja të drejtësisë, për të mbuluar lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe aferat korruptive.

Në mbledhjen e Policisë së Shkodrës, ju thatë se në këtë qytet ka 4 banda që punojnë me qeverinë. Një akuzë e rëndë kjo! Mund të dimë më shumë për çfarë flisni?

Shkodra ka qenë gjithmonë ndër qytetet më të qeta. Bashkëqytetarët e mi nuk janë mësuar të jetojnë nën te.rrorin e presionin e grupeve kri.minale, as në 1997 (kohë kur dolën hapur bandat) ato nuk janë krijuar dhe nuk kanë operuar në Shkodër. Jo rastesisht sot kemi disa grupe kri.minelësh të cilët ushqehen nga qeveria nëpërmjet lejimit të kultivimit të lëndëve nar.kotike. E vetmja arsye që këto grupe janë fuqizuar kaq shumë është thyerja e bastionit të demokratëve.

Siç po vërehet çdo ditë, në bashkitë ku ka qeverisur më shumë Partia Demokratike, Edi Rama ka kandiduar persona me precedentë penal, të cilët janë mbështetur nga këto banda. Në Shkodër ka ndodhur më shumë se kudo, sepse Partia Socialiste nuk arrin të marrë vota në mënyrë të ndershme kurrsesi. Kri.minelët që bëjnë pjesë në këto grupe jetojnë të qetë e të pabezdisur nga forcat policore, por që kanë detyra specifike në fushata zgjedhore. Në fushatën e 2017 grupet kri.minale, ashtu siç është shprehur edhe në raportin e OSBE/ODIHR, kanë shantazhuar qytetarët dhe kanë blerë vota për llogari të Edi Ramës. Unë i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë grupet kri.minale në Shkodër, gjithashtu i bëj thirrje edhe Policisë së Shtetit të bëjë detyrën sipas ligjit, pa u përfshirë me politikën e pa marrë urdhëra partiak.