Një burrë është filmuar nga kamerat e siguirsë së një superarketi në Durrës ku shihet teksa braktis të shoqen sapo ndjen lëkundjet e tërmetit. Siç duket edhe në videon e publikuar nga Syri.net, burri në fjalë shtyn të shoqen, lë karrozën dhe ushqime dhe del me vrap nga marketi.
Gruaja rrëzohet dhe fillon të zvarritet pas të shoqit, duke e ndjekur atë, në mënyrë ti shpëtojnë ndonjë dëmtimi.
Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e sotme në orën 21 15.
Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.8 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Paraprakisht nuk raportohen dëme materilae apo në njerëz, ndërkohë që sipas IGJEUM, Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile po komunikon vazhdimisht me banorë të shumtë.