Tërmeti i mbrëmjes së sotme ishte i fortë dhe njerëzit kanë dalë në rrugë për të shmangur incidentet apo ngjarje që mund të dëmtojnë jetën e tyre dhe të familjarëve, kjo edhe për shkak të asaj çfarë përjetuam në Nëntorin e kaluar ku fatkeqësish humbëm shumë njerëz.
Ndërkohë, diçka tjetër e cila ka ndikuar janë ngjarjet që raportohen nga bota ku Turqia është në ethet e lëkundjeve sizmike, pasi tërmeti i pak ditëve më parë ka marrë jetën e mbi 40 njerëzve.
Pak para se të ndodhnin lëkundjet në vendin tonë që sipas IGJENIUM ishin 4.9 ballë, në Kuba sapo kishte rënë një tërmet, më i forti në historinë e vendit raportojnë mediat e huaja, me magnitudë 7.7 ballë e që rrezikon seriozisht shfaqjen e ndonjë tsunami.
Por tërmeti nuk është një dukuri që varet nga njerëzit mbi të gjitha e për këtë, ka edhe njerëz që e tejkalojnë me humor dhe ironi, dhe mirë bëjnë pasi kjo shmang në njëfarë mënyre panikun dhe frikën.
Më poshtë janë disa nga reagimet e para komike në rrjet: