Nga Qamil Gjyrezi
Prof. Ervis Krymi është pjesë e departamentit të Histori-gjeografisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës në Bachelor dhe Master. Së fundi Prof. Ervisi është zgjedhur edhe drejtues i “Departamentit të arsimit dhe rinisë në P.D.-në e Shkodrës. Përfshirja e intelektualëve dhe pedagogëve në politikë, është një vlerë e shtuar për P.D në, që kërkon hapjen drejt niveleve akademike dhe profesorati.
Sfida që P.D., ka përpara për qytetin e Rozafës, kërkon këta nivele intelektuale, për të qenë e aftë për të përballuar kërkesat e kohës në planin ekonomik dhe zhvillimor për Shkodrën. Edhe në politikë Prof. Visi krijon një ambient shumë pozitiv dhe miqësor jo vetëm për të rinjtë e P.D.-së, por për të gjithë Shkodrën, pa dallime politike.
Prof Visi, sic e thërrasin punon shumë mirë me studentët e tij në universitet në planin akademik dhe edukues. Ai bën përpjekje të vazhdueshme që studentët të marrin dije të qëndrueshme dhe bashkëkohore. Ai krijon besim dhe shpresë tek studentët, që ta duan vendin dhe qytetin dhe punojnë për Shkodrën dhe Shqipërinë. Krahas formimit shumë të mirë akademik dhe intelektual, Prof. Visi ka edhe një sjellje shumë dashamirëse me studentët e tij, duke i trajtuar shumë mirë në planin social dhe duke i’u qëndruar afër për veshtiresitë gjatë studimit në universitet. Prof Visi sot publikoi një status në FACEBOOK që krijon besimin për të rinjtë që edhe Shkodra dhe Shqipëria e jonë do të bëhen.