Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ish-deputjetja Izmira Ulqinaku ka denoncuar kushtet skandaloze në të cilat ndodhet spitali rajonal Shkodër.

Postimi në Facebook

Në 6 vitet e fundit janë bërë 11 tendera për sistemimin e gjelbërimin e oborrit të Spitalit të Shkodrës ndërsa godina është e degraduar. Asnjë rikonstruksion total që në 2011, sepse Edi Ramës i intereson fasada nga jashtë.

Lagështirë e myk kudo në koridoret dhe dhomat e maternitetit!
Këto janë ambiente që rrezikojnë shëndetin e nënave dhe foshnjave.
Kjo është shëndetësia e Edi Ramës!