Propaganda është një ndër gjërat më jetike për “Rilindjen” dhe mjeti me të cilin përpiqen t’iu hedhin hi syve shqiptarëve, veçanërisht në rrjetet sociale.
Që propaganda të jetë sa më “e besueshme”, duhet të përfshihen edhe punonjësit e administratës, të cilët jo rrallë detyrohen t’u pëlqejnë apo shpërndajnë në profilet, faqet ose grupet e tyre, statuse të kryeministrit, ministrave apo drejtorëve përkatës.
Së fundmi, disa foto kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, që tregojnë më së miri se si funksionon meganizmi propagandistik i “Rilindjes”.