Gazetari i njohur, Adi Krasta, ka deklaruar se marrëdhëniet mes politikës së Shqipërisë dhe Kosovës nuk e kanë kohën dhen as luksin për të degjeneruar në zënka banale.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Krasta shprehet se, “të gjithë ‘aktorët’ janë të përkohshëm”, duke shtuar se vetë presidenti Trump është më mandate të përcaktuar.
Krasta thotë se, Serbia duhet të kërkojë falje zyrtarisht për krimet ndaj shqiptarëve.
POSTIMI I PLOTË I ADI KRASTËS:
Marrëdheniet mes eksponentëve aktuale të politikës së Shqiperisë e te Kosoves nuk e kane as luksin dhe as kohen te degjenerojne ne zenka banale egosh narciziste.
Do na duhet te pranojme se te gjithe aktoret jane te perkohshem. Keshtu ishte Bolton. Vete presidenti Trump eshte me mandat te percaktuar.
Keshtu eshte i derguari i posacem Grenell i cili po aplikon sjelljen ambasadoreske prej skifteri te pershkruar saktesisht nga Paul Richter. I perkohshem, madje me shume se te tjeret eshte kryeministri i Shqiperise. Ai i Kosoves gjithashtu. Te momentit jane presidente e negociatore.
Nuk duhet te na hutoje retorika bombastike dhe as takimet e ashtuquajtura te nivelit te larte. Ne fund vendimet duhet ti marre populli i Kosoves. Serbia duhet te kerkoje falje zyrtarisht per krimet e te pakten 300 vjeteve te fundit ndaj shqiptareve.
Te pranoje pa asnje kusht mevetesine e Kosoves. Pastaj le te flitet per marreveshje te perbashketa apo hyrje ne BE. Minishengeni eshte krijim artificial dhe nuk i behet si dhurate nje vendi qe ka shkaktuar genocid. Kosova nuk fiton asgje nga nje Minishengen i perkohshem dhe i pajustifikuar. Shqiperia gjithashtu nuk fiton asgje qe nuk e ka.
Prioriteti i Shqiperise eshte Kosova. Nuk mund te jete asnje vend tjeter. Njerezit e politikes se marreveshjeve te shpejta nuk duhet te helmojne marredhenien brenda Familjes Shqiptare. Nuk duhet tua lejojme.
Ne Shqiperi duhet te rritet fuqia kritike. Ne Kosove nuk duhet te bien pre’ e gjuhes se gjate te politikaneve te perkohshem. Eshte konfirmuar ne shekuj se ata jane te afte te shkaktojne me egoizmin e tyre deme te parregullueshme. Le te mbajme syte tek topi yne dhe loja jone!