Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar për hetim dosjen e ish kryebashkiakes së LSI për Gjirokastrën Zamira Rami, për shpërdorim detyre.
Ish-kryebashkiakja akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me disa shpronësime pa vendime gjatë ndërtimit të një vepre publike.
Dosja ndaj Ramit, mësohet të ketë mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut,nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës, të cilës kanë shpallur moskopetencën juridike dhe këtë çështje, ia kanë referuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme në Tiranë.
Ish-kryebashkiakia Rami, është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” pasi me vendim të ish-kryebashkiakes Rami, janë prishur disa objekte private. Rrëzimi i këtyre objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri. Sot e kësaj dite, nga ana e bashkisë Gjirokastër, objektet e prishura nuk janë shpronësuar nga buxheti i bashkisë.