Nënë e bijë janë arritur të nxirren të gjalla nga rrënoja ë shtëpisë së tyre që ua rrëzoi tërmeti tragjik. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga meidat turke, nënë e bijë kishin qëndruar të përqafuara nën rrënoja.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur tëmreti goditi Turqinë, ato të dyja kanë rezituar.
Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 29 viktima dhe 1015 persona të plagosur Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dhjetëra persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga 2.4 deri në 5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.