Një nënë, e cila ndërroi jetë disa ditë pasi solli në këtë botë është bërë dhuruese “një në milion” pasi arriti të dhuronte me sukses 12 organe të saj, tek pacientë të cilët kishin nevojë. Kathleen Thorson nga Medford, Oregon, lindi fëmijën e saj të katërt, Teddy, më 29 dhjetor. Vetëm pesë ditë më vonë ajo pësoi hemorragji dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Edhe pse iu nënshtrua disa operacioneve, jeta e saj nuk arriti të shpëtonte. Megjithatë, organet e saj ishin në gjendje shumë të mirë dhe funksionale. Mjekët u dorëzuan dhe deklaruan se nuk mund t’ia shpëtonin dot jetën.
Sipas dëshirës së saj të fundit, mjekët dhuruan 12 organet e saj, tek pacientë të cilët ishin në pritje për transplante. Këto transplante përfshinë edhe dhurimin e zemrës dhe mushkërive.
Krijuesi i llogarisë në “Go Fund Me” më familjen e Kathleen, Richard Stubbs, shkroi se ky ishte akti i fundit i mirësisë së Kathleen.
Ai thotë:
Siç mund ta dini, vdekja e Kathleen ka qenë tmerrëshsit e vështirë për të gjithë ata që i rrinin afër, por edhe më e vështirë ka qenë për të shoqin, Jesse. Pavarëissht gjithë lutjeve dhe dhimbjes, kemi arritur të gjejmë një forcë ngushëlluese. Kathleen ishte një grua gazmore dhe rrezëllitëse. Komentet dhe dhurimet tuaja kanë sjellë lotë të gëzueshëm dhe mirënjohës në sytë tanë shumë herë gjatë këtyre 48 orëve. Faleminderit! Kemi marrë lajme që në përputhje me dëshirat e saj Kathleen është cilësuar si një dhuruese e vlefshme për të gjithë organet e saj. Infermierja i tha Jesse (bashkëshortit) se shanset që dikush të jetë dhurues i përputhshëm i 12 organveve, janë më pak se 1 në një milion”.
Faqja e GoFundMe u krijua për të ndihmuar familjen e pikëlluar me shpenzime mjekësore për lindjen e djalit të tyre, faturat e spitalit të Kathleen dhe shpenzimet e ardhshme të funeralit. Të ardhurat e mbledhura kanë shkuar në 110.368 dollarë, një shifër që tejkalon objektivin 95,000 dollarë.