PSG fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Reimsit dhe kaloi në finalen e Kupës së Ligës në Francës, në një ndeshje që më shumë është parë si argëtim për vendasit.

Në këtë sfidë, braziliani Neymar tregoi edhe një herën klasin e tij, ndërsa pasimi që po bënë xhiron në rrjetet sociale është ai kur ylli i PSG e pason topin me të ndenjura, duke bërë që i gjithë publiku në stadium të ngrihet në këmbë.

Por gjithashtu një tjetër rast komik gjen si protagonist Mbappen.

Në versionin e përditësuar 2 0 të Maradonës, ka dërguar topin në rrjetë me dorë, megjithëse ishte shumë larg dorës së Zotit.

Spektakël, gola dhe pak turpërim ndaj kundërshtarit, padyshim që tifozët e Reims nuk janë larguar të kënaqur nga stadiumi.