Përmbylli sot aktivitetet e saj projekti Edhe unë e dua librin, me pjesmarrjen e nxenësve të shkollave të 7 njësive administrative të Bashkisë Shkodër Velipojë, Bërdicë, Dajç, Ana e Mali, Guri i Zi, Postribë, Rrethina.

Risi e këtij projekti ishte krijimi i një bibliotekë të lëvizshme, e pasur me libra artistikë të shkrimtarëve botëror dhe shqiptarë duke i ofruar fëmijëve një mik të ri librin artistik

. Fondit të librave të kësaj biblioteke ju shtua edhe libri me krijimet letrare me të mira të nxënësve të shkollave të përfshira në projekt.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP.

Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, është bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet që po zbatohen në territorin e Bashkisë.

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/465536207660068/?v=465536207660068