Ish kryeminstri Sali Berisha ka kujtuar sot ish kryeministrin socialist Fatos Nano, për të cilin thotë se ka një detyrim për shqiptarët.

Sipas Berishës, Nano duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve që la pas Edi Ramën.

“Të jesh i bindur ti që mes malinjitetit të Ramës dhe moskokëçarjes dhe mungesës së përgjegjësisë së Fatos Nanos, në këtë vend 1000 herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia dhe të gjitha të Edi Ramës se sa të Fatos Nanos. Në një moshë 53 vjeç dha dorëheqjen nga partia dhe mori Edi Ramën dhe i bëri gjëmën vendit me të. Nëse ka një gjë që Nano gjithë jetën e tij duhet t’i kërkoj vendit të tij është që la mbrapa.”, u shpreh Berisha në studion e “Opinion”

Sipas Berishës, Rama është një fatkeqësi për vendin dhe për këtë fajëson Nanon i cili e bëri atë pasardhës pas dorëheqjes së tij./CNA.al