Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë një deklaratë, e cila me siguri do të mbahet mend gjatë, jo në opinionin publik në radhët e Partisë Socialiste, por edhe nga vetë Lefteri. Në një prononcim për “Report Tv” Ndreu la të nënkuptohet hapur se personi që është në video është pikërisht Alla teksa bëri një gafë politike në mënyrën e të të shprehurit. Duke dashur të tregojë që Partia Demokratike nuk është më ‘e pastër’ se ajo socialiste, Ndreu tha se në selinë blu ka disa persona që e bëjnë më keq se ai i Bulqizës. Ai shtoi se nuk donte të përmendte emra, por që e dinte mirë.

Në këtë mënyrë, kryebashkiaku i Lezhës nxorri zbuluar Allën, duke mos lënë më vend për akuzën e montazhit me të cilën është mbrojtur edhe vetë kryebashkiaku i Bulqizës, por edhe socialistët që i dolën në krah.

“Ne nuk kemi futur në parti testet e drogës, as PD. Mos më bëni të them ca emra që e bëjnë më keq se ai i Bulqizës, se nuk është detyra ime, por e di të sigurt. Personalisht them, se kur të duan gjatë vitit nga 15 herë në muaj shkon e bëj unë testin” tha Ndreu duke lënë të nënkuptohej që për të nuk ka më dyshime se kush person është në videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Ndër të tjera, Ndreu u shpreh se nuk mund të japë një opinion pasi nuk do të ishte korrekte dhe se duhet pritur ekspertiza për të vërtetuar nëse personi në video është Lefter Alla. Sipas Nreut, një video apo një person nuk është e gjithë PS dhe se kjo video nuk mund ti faturohet gjithë partisë.