Vetëm pak pasi dolën pamjet e kryebashkiakut të PS, që konsumonte ko.kainë në një lokal, publikuar nga gazetari Artan Hxoha, Partia Demokratike ka folur për emrin e tij. PD thotë se eshte kryebashkiaku i Bulqizes Lefter Alla.

Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, sipas mediave, i emëruar nga Rama është duke konsumuar ko.kainë. Ko.kaina, he.roina, ka.nabisi janë cilësitë e bandës që drejton vendin ka thënë ish deputeti Ervin Salianji, në një deklaratë nga selia blu.