Në kuadër të paralajmërimit edhe të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ndaj policëve që të mos komunikonin me gazetarët për ngjarjet e rënda, kreu i Policisë së Shtetit ka nxjerrë një urdhër dy ditë më parë ku i ndalon policët që të shërbejnë me celular me vete.

Duket se qëllimi i këtij urdhri është pikërisht pengimi i policëve që të komunikojnë me gazetarët pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend që nxorrën në pah mungesën e plotë të kontrolliut të territorit nga policia.

Kështu, siç raporton gazetari Andi Qosja, Veliu i ka ndaluar policëve që të forcave “Shqiponja” që janë kryesisht “motorristë” që të mos mbajnë celular me vete, por vetëm radio.

Po ashtu, sipas këtij urdhri, komunikimi mes policëve, vartësve dhe eprorëve në Policinë e Shtetit do të bëhet vetëm me radio dhe jo me celular

Urdhri detyron eprorët që të kontrollojnë policët nëse dalin me celular apo me radio në shërbim.