Në fshatin Drisht të Njësisë Administrative Postribë në Shkodër, ura që lidh këtë fshat me fshatrat e tjera ka dalë nga funksioni si pasojë e thyerjes dhe kalbjes së dërrasave. Ura në fjalë quhet Ura e Telit.
Për këtë urë mund te themi se e ka humbur funksionin e vet, atë të lidhjes pasi rrezikon vertetë jetën e banorëve. Një rrezikshmëri tjetër është edhe ajo e fëmijëvë pasi janë të grup-moshave të ndryshme dhe u duhet të kalojnë cdo ditë për te shkuar në shkollë. Ata thonë për televizionin A2CNN Kemi shumë frikë kur kalojmë këtë urë. Është shumë e rrezikshme, sidomos në dimër, thonë fëmijët.
Televizioni në fjalë u mundua të kontaktojë edhe me autoritetet lokale për problematikën e urës por ata nuk pranuan te pronincohen dhe duke mos dhënë asnje premtim apo afat për zgjidhjen e problemit.