Aksidenti ndodhi në Dhjetor 2013, kur legjenda e F1 ra dhe goditi kokën. Sidoqoftë, që nga aksidenti, azhornimet për mirëqenien e Schumacher kanë qenë minimale. Një gjë të tillë e konfirmon edhe neokirurgu Acciari, që është shprehur se njerëzit duhet ta harrojnë Schumacherin e dikurshëm, pasi pasojat nga dëmtimi i tij janë të mëdha.
“Organizmi dhe struktura e tij trupore është shumë e përkeqësuar. Duhet të përfytyrojmë një njeri të ndryshëm nga ai që ne mbajmë mend. E gjitha kjo është pasojë e traumës në tru të pësuar prej tij” ka thënë Acciari.
Ish menaxheri i Schumacher, Jean Todt konfirmoi se ai kishte vizituar Michael vitin e kaluar për të parë një Grand Prix me të. Ai komentoi për shëndetin e Schumacher atëherë duke thënë: “Michael është nën kujdesin e vazhdueshëm, ai nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë.”