Zëdhënësja e Komisionerit të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Ana Pisonero ka reaguar sot, pak ditë pas kthimit të paketën anti-shpifje nga Presidenti për rishqyrtim në kuvend. Në një dekalratë Pisonero i bën thirrje Parlamentit dhe qeverisë shqiptare që të reflektojë dhe të zbatojnë rekomandimet që janë dhënë nga Presididenti dhe Këshilli i Evropës për ligjin kundër medias
Ju e dini shumë mirë se BE ka mbështetur rekomandimet nga Këshilli i Evropës për rastin e ligjit për median në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet janë ende të vlefshme dhe për ne ato duhet të ndreqen. Dhe ne e shohim si një mundësi për të reflektuar ndryshimet faktin që Presidenti i Shqipërisë ia ktheu ligjin Parlamentit. Dhe kjo është diçka për të cilën ne ende kemi shpresë se ata do ta bëjnë zëdhënësja e Komisionit Evropian.
Më tej ajo rendit dhe pikat ku nevojiten ndryshime në ligj, që nga promovimi i vetërregullimit, deri tek transparenca e pronësisë së medies në vend. Ne mbështesim disa rekomandime të bëra nga Këshilli i Evropës, dhe jo vetëm promovimin e vetërregullimit.
Ne mbështesim gjithashtu edhe garantimin e një rishikimi të pavarur gjyqësor të ankesave ndaj mediave dhe ne shpresojmë gjithashtu në përforcimin e transparencës së pronësisë së medias në vend. Pra, në përgjithësi të gjitha rekomandimet që janë bërë nga Këshilli i Evropës ne i mbështesim dhe ato janë gjerësisht në përputhje me çfarë ne presim që një vend aspirant për në BE të ndjekë, shton më tej Pisonero