Voltana Ademi është demokratja e vetme që po qeveris mes socialistëve pas votimeve të 30 qershorit. Në një intervistë për Ora News, Ajo pranon se në disa momente nuk do ta donte veten në atë detyrë, por do të vijojë të bashkëpunojë me këshilltarët rozë për të mirën e qytetarëve. Teksa flet për përplasjet me Edi Ramën, Ademi paralajmëron se do të jenë në sheshe kundër tij, bashkë me qytetarët.

Voltana Ademi është demokratja e vetme në drejtimin e një bashkie pas votimeve të 30 qershorit.

Tërheqja e socialistit Valdrin Pjetri për shkak të së shkuarës dhe përplasja qeverisë presidencë, e lanë në detyrë.

Në një intervistë për Ora News, Ajo thotë se në disa raste nuk do e kishte dashur veten në atë pozicion.

Voltana Ademi: Nëse i referohem, personit vetes dhe familjes një gjë e them me siguri, unë nuk do të doja dhe nuk e kisha menduar që do të isha në një pozicion të tillë, apo të kaloja një proces të tillë, apo një histori të tillë.

Vitin e kaluar e konsideron ndër më të vështirët, por ajo që ra në sy në gjithë këtë ishte gjuha e bashkëpunimit që gjeti me të zgjedhurit socialist, që ajo ende i cilëson “ilegjitim”.

Këtë bashkëpunim do ta vijojë edhe në 2020-en, kjo sipas saj në të mirë të Shkodres.

Voltana Ademi: Komunikoj në mënyrë institucionale me të gjitha institucionet. E kam detyrë dhe përgjegjësi për ta bërë këtë. Sjelljet e tjera që janë jashtë institucioneve nuk më përkojnë. Prandaj opozita do të vazhdojë, ne do të vazhdojmë, kur them opozita është i gjithë populli. Nuk është zgjidhje ikja nga Shqipëria. Shpesh na shkon në mëndje, por është e pamundur dhe ne do të na duhet të kthehemi prapë një ditë në këtë vend.

Në fund i qëndron sfidave politike dhe ndan qëndrimin se Gjykata Kushtetuese do të zgjidhë ngërçet e krijuara me bashkitë.

Ndërsa për sulmet e Edi Ramës në drejtim të saj këtë përgjigje.

Nëse Opozita do ti rikthehet protestave dhe kryetarja e bashkisë Shkoder thotë se do të jetë në shesh.

Shkodra përbën rastin e vetëm me pushtetin vendor kur drejtimin e bashkisë e kanë demokratet dhe këshilli i gjithi socialist.

/oranews/